Home SPORT Luiza Gega: “Jam lodhur shumë për të qenë këtu, emocione të tilla...

Luiza Gega: “Jam lodhur shumë për të qenë këtu, emocione të tilla nuk i blen dot”

28

Atletja shqiptare ia doli mbanë të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 m me pengesa, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar

JAPONI – Luiza Gega për herë të parë kaloi në finale në Lojërat Olimpike. Një rezultat historik për atletikën dhe sportin shqiptar në tërësi, sidomos në këtë grup olimpist, ku është e vetmja, e cila arrin synimin e saj për një arritje sportive të niveleve të larta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega tregon emocionet e kësaj gare…
“Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo 2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!