Julian Assange mund të ekstradohet në SHBA, ka vendosur gjykata e lartë pasi ka anuluar një vendim të këtij fillimviti.

Vendimi i sotëm i jep një goditje të madhe përpjekjeve të bashkëthemeluesit të Ëikileaks për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh, megjithëse opsionet për të apeluar mbeten të hapura për ekipin e tij ligjor.

Një paketë garancish u paraqit këtë vit si pjesë e përpjekjeve të SHBA për të kapërcyer vendimin në janar nga gjyqtarja e gjykatës së qarkut Vanessa Baraitser se Assange nuk mund të ekstradohej për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin e tij mendor dhe rrezikut të vetëvrasjes në një burg amerikan.

Zoti Shefi i Gjykatës Lordi Burnett, i ulur me Lordin Justice Holroyde, vendosi sot në gjykatën e lartë se ai mund të ekstradohej.