Home SPORT Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nisin “Superligën” gjatë verës, ftojnë edhe Milanin

Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nisin “Superligën” gjatë verës, ftojnë edhe Milanin

14

Projekti i Superligës së Europës do të startojë gjatë verës por me një version pak më ndryshe.

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi po planifikojnë një turne për fazën përgatitore gjatë pushimeve.

Ky turne planifikohet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tri skuadrat mund ta ftojnë edhe Milanin për pjesëmarrje.

Këto katër skuadra do të zhvillonin ndeshjet e tyre përgjatë disa qyteteve të pjesës perëndimore të Amerikës, përfshirë Los Angeles. Kjo po konsiderohet nga mediat evropiane vetëm si një paralajmërim i asaj se çfarë mund të jetë Superliga e Evropës.