Juventusi fiton 0-2 në fushën e La Spezia dhe ngjitet sërish në klasifikim, edhe pse objektivat e bardhëzinjve janë tashmë jashtë çdo mundësie për çështje që shkojnë përtej fushës së blertë.

Djemtë e Allegrit vuajtën ndaj një ekipi që po lufton për mbijetesë dhe luan i organizuar, por cilësia më e lartë e Juventusit bëri diferencën.

Golat erdhën një për pjesë. Në minutën 32 ishte i shumë diskutuari Kean që finalizon më së miri një harkim të Kostic, ndërkohë që në minutën 66 erdhi një goditje e bukur e kampionit të botës Di Maria që i dha bardhëzinjve sigurinë e fitores.

Pa 15 pikët e penalizmit për çështjen e parregullsive në transferimin  e lojtarëve, Juventus do të kishte 47 pikë, po aq sa Interi i vendit të dytë.

Ndërkohë, surpriza e radhës në Serie A erdhi nga Bergamo, Ku Atalanta në luftë për një vend në Champions humbi 1-2 kundër Lecces. Ekipi ku sot luajti si titullar edhe Berat Gjimshiti, u surprizua dy herë nga Blin dhe Ceesay para se të shkurtonte rezultatin me talentin Hojlund.

Barazimi i Atalantës ndihmoi edhe Lazion, e cila fitoi këtë javë bindshëm me rezultatin 0-2, ku protagonist u rikthye Ciro Immobile, një armë e fortë për djemtë e Sarrit, ku tashmë Elseid Hysaj  është i padiskutueshëm, për të marrë një nga katër vendet për Champions.Një tjetër kuqezi ishte titullar në sfidën midis Fiorentinës dhe Empolit, mbrojtësi Ardian Ismajili, rikthimi i të cilit nga dëmtimi i gjatë është lajm i mirë edhe për trajnerin e kombëtares tonë, Sylvinho.