Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij sot në Kuvend tha se çmimet e produkteve bujqësore dhe blegtorale po pësojnë një rritje të madhe dhe po abuzohet shumë duke dëmtuar kështu xhepat e qytetarëve.

Braçe u bëri apel institucioneve përkatëse që të marrin masa ndëshkuese për të gjithë ata që abuzojnë me vendosjen e atyre çmimeve.

Fjala e tij në Kuvend:

“Çmimet, përtej inflacionit që e ka kaluar targetin 3%, në treg ka abuzim të llahtarshëm me çmimet, abuzim që po ndodh sot në treg me çmimet veçanërisht me ato bujqësore dhe blegtoral, ka efekt, që mbi konsumatorin, po lë stok produktet e buqëve tanë. Patatja që sot në Divjakë shitet me 40 lekë, këtu matanë është me 80 lekë, lulelakra në Divjakë 1.5 lekë këtu shitet me 200 lekë, preshi që në Divjakë shitet me 2.5 lekë aty matanë është 50 lekë, karota sot në Divjakë me 40 lekë, atje matanë më 80 lekë. Ky është abuzim, përtej inflacionit, që po gërryen xhepat e qytetarëve, por që po i sjell dëm kolosal bujqve.

Problem që duhet merret ministra e financave, tatimet, ministria e Bujqësisë për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje, fillojini nga tregu agro-ushqimor i Tiranës, monopol i pastër, një gjobë që nuk lejohet të zbatohet sepse ai pronari atje e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe ti mbyllë gojën kujtdo”, tha Braçe.