Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka thënë se një kolonë evakuimi ka filluar të lëvizë nga qyteti bregdetar i Berdiansk, rreth 85 kilometra në perëndim të qytetit të rrethuar, drejt territorit të mbajtur nga Ukraina.

Autokolona përfshin shumë njerëz nga grupi i parë i njerëzve që janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal.

Tani kolona po lëviz në drejtim të Zaporizhzhia. Ky evakuim është ende në vazhdim, kështu që ne ofrojmë informacion shumë të kufizuar,” tha Boichenko në televizionin ukrainas.

Ne presim që do të funksionojë, që banorët tanë, ata që u fshehën për më shumë se dy muaj në Azovstal, të arrijnë në territorin e kontrolluar nga Ukraina.”

Boichenko ishte më pak optimist për njerëzit ende të bllokuar në Azovstal.

“Civilë kanë mbetur ende në Azovstal. Për fat të keq, shkatërrimi po shtohet atje. Artileri dhe avionë të armikut i goditën dje këto objekte,” shtoi Boichenko.

“Edhe ata po presin të evakuohen. Më shumë se 200 vendas janë ende të fshehur në zonë. Dhe gjithashtu janë atje edhe djemtë tanë (ushtarakët) që vazhdojnë të mbrojnë Mariupolin, shtetin tonë.”

Boichenko tha se ishte shumë e vështirë për mijëra njerëz në Mariupol të largoheshin nga territori i kontrolluar rus. Ai tha se 2,000 banorë mbeten të bllokuar në zonën e Berdianskut.