Kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHE për largimin e tyre

Amortizimi dhe vjetërsia e rjetit elektrik mbetet një problem serioz në disa lagje të Elbasanit. Siç tregojnë këto pamje këta kabuj të shkëputur që kalojnë në disa lagje prej disa kohësh ndodhen në këtë gjendje ,të pa siguruar duke rrezikuar jetën e qytetarëve ne çdo moment .

 Qytetarët thonë se ky problem shumë sheqtësues vijon prej disa kohësh dhe se  janë ankuar dhe kanë apeluar që duhen marrë masa për kabujt elektrik, si dhe spostimin e shtyllave të cilat janë edhe në mes të zonave të banuara .

Shumë prej tyre janë  pranë shtepive të qytetarëve.

Banorët përgjatë unazës jugore të qytetit ku konstatohet edhe ky shqetësim shprehen për egantia neës se kabujt elektrik u shkëputën si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin disa ditë më parë dhe që atëherë ,pavarsisht se kanë lajmëruar autoritetet përkatëse nuk është marrë asnjë masë dhe ata ndjehen të frikësuar të kalojnë rrugën. Ata thonë se si pasoje e kontaktit me këta kabuj të cilët kanë rrumë elektrike kanë ngordhur edhe kafshë shtëpiake ndaj kërkojnë ndihmën urgjente të OSHE për largimin apo riparimin e tyre.

Një tjetër shqetësim që ngrihet nga këta banorë ka të bëj me shtyllat që mbajnë kabujt të cilat janë të vjetëruar dhe rrezikojnë shembjen e si pasojë të dëmtojnë edhe jetën e qytetarëve.