Home ELBASANI SOT VIDEO/PREJ 30 VITESH RRIT GJELAT E DETIT

VIDEO/PREJ 30 VITESH RRIT GJELAT E DETIT

170

F.Çela shembull I gruas punëtore dhe të fortë

Kjo që shihni në këto pamje është Flutura Çela nga fshati Përparim në Bashkinë e Peqinit. Nëse ju bie rruga të kaloni për të shkuar në qytetin e Peqinit atë do ta gjeni buzë rrugës duke shitur gjela deti. Edhe pse është një punë jo e lehtë ajo prej 30 vitesh tashmë ajo I ka dedikuar jetën mbashtrimit, rritjes dhe tregtimit të tyre. Tregon se të rrisësh këto shpend është shumë e vështirë pasi janë shpend që kërkojnë shumë kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme. Flutura thotë se dita e saj fillon e mbyllet me ta. Teksa janë afruar festat e fundvitit ajo ka filluar tashmë tregëtimin e tyre dhe tregon se me ato pak të ardhura që fiton nga shitja e tyre mban veten dhe bashkëshortin pasi fëmijët tashmë I ka në emigrim.

Këtë vit Flutura tregon se ka rritur më pak gjela deti për shkak se vitin që kaloi pati humbje të mëdha nga mosshitja e tyre. Sipas saj deri më tani kërkesat për gjela deti kanë qenë të kënaqshme dhe fitimi I mirë.

Të rrisësh këto shpend konsiderohet një punë e vështirë dhe që kërkon shumë kohë e mund por vullneti dhe dëshira e njerëzve si Flutura bën që mbremjen e Vitit të ri familjeve  shqiptare të mos ju mungojë gjeli I detit I rritur në vendin tonë.

Përgatiti Edisona Skenderi