Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital të Turqisë. Sipas mediave vendase, një pacient është paraqitur në spitalin neurologjik në qytetin Elazig duke pretenduar se ka një çip në tru.

Pacienti ka kërkuar nga mjeku që t’i hiqet çipi, por kjo nuk është pranuar nga mjeku, i cili ka sqaruar se nuk ka asgjë në tru.

“Nëse nuk ma heq çipin në tru, do të zbraz në gojë plumbat e armës”, kërcënoi pacienti mjekun.

Pas kërcënimit, ai është përleshur me mjekun, ndërsa është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për të qetësuar situatën.

Më pas pacienti është arrestuar nga policia.