Nga Erjon Murataj

Ne fakt ne shquhemi si popull i traditës dhe beses.
Fakt gjithashtu është  se ata qe na rriten dhe edukuan mbi keto vlera, ne brezin e ri, harruan se skutat e amoralitetit nuk e njohin virtytin e besnikërisë.
Ato skuta thjeshtë e përdorin besen dhe ndershmerine .
Fajla e dhënë na ka kushtuar 30 vite surealizem “DEMOKRATIK” .

Surealizem i nje tranzicioni qe duket se s’do të marrë kurrë fund .
Mbaj mend në moshen 6- vjecare kur shikoja “TV” te njejtat fytyra qe edhe sot i shohin  plot 6- vjecar te tjerë .

“TMERR, 30 VJET”.
Per fjalen qe gjyshi e babai im kishin dhënë per ata qe sot kanë zënë rrënjë ne pushtetin e surealimit demokratik .
Demokracia nuk është artific e rrotacionit politik por ne radhe te pare rrotacion i elitave me qellim qarkullimin e ideve e per pasoj zhvillimin e shoqerise .
Kjo thirrje sot është nje këmbane e forte per te ardhmen jo te brezit te ri por dhe te historise qe do te na vlersoj pas disa vitesh.
Fjala e dhënë apo bindja qe ti gjysh , baba apo vella, na ka çuar këtu .
Partia apo sigla është nje logo qe personifikohet si pozitive apo jo per shkak te frymes se lidershipit te saj .
Kete herë ka nje shans ama .

Ne listat e ketyre zgjedhjeve do te mund te zgjedhim përfaqësuesin real . Ate qe duam te jetë zeri yne ne tempullin e demokracise. Ndaj kushdo qofsh ti qe lexon keto vargje qofsh dhe me i indoktrrinuari.

Voto nje te ri ne ate liste .

Voto nje te ri qe ne këtë vend te ngjallet shprese .

Voto qe femija im neser mos shikoj serisht ata qe une pash kur isha 6 vjeç .
Voto per dike qe është  nipi , mbesa , djali apo vajza jote .
Na ishte një ëndërr .
“SHQIPERIA SI EUROPA”
Na beni ta besojme serisht.

Dhe kuptoni qe nuk është me ceshtje sloganesh apo programesh .
NUK ESHTE ME CESHTJE E VJEDHJES SE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE
NUK ËSHTË ME AS CESHTJE E GODITJES SE DEMOKRACISE
ESHTE NJE LUFTE
Bejuni krah “RINISE” është nje lufte qe vetem ajo mund ta fitoj kudo qe eshte bindja juaj .
Beso produktin tend qofsh ti gjysh , gjyshe , nene apo baba ,  nëse nuk do që  kembana e fundit te te gjej vetem ne nje Shqiperi te zbrazur nga bijt e bijat tuaj.