Kamila u kurorëzua si Mbretëresha e re e Britanisë në Westminster Abbey, duke marrë një rol të ri dhe më të spikatur përkrah mbretit Karl III.

Ajo ishte gjithmonë e pranishme në krah të Karlit. Ajo është dashuria e jetës së tij, si dhe një këshilltare dhe e besuar prej dekadash.

Që kur ajo dhe Karl u martuan në vitin 2005, Kamila ka kontribuar shumë si një anëtare e familjes mbretërore, duke mbështetur burrin e saj dhe duke përkrahur bamirësi që ndihmojnë gratë dhe fëmijët. Por disa në Britani e kanë të vështirë të harrojnë, ose të falin, lidhjen e gjatë jashtëmartesore të çiftit dhe dhimbjen që i shkaktoi gruas së parë të Karlit, Dianës, Princeshës së Uellsit.

përbashkët dhe aftësinë e saj, Kamila u bë shpejt një pasuri për familjen mbretërore dhe qeverinë britanike pasi u martua me Karlin në 2005.

Ajo përcaktoi rolin e saj mbretëror, duke përkrahur kauza për zemrën e saj, të tilla si arsimimi i fëmijëve, mbështetja e viktimave të dhunës në familje dhe rritja e ndërgjegjësimit rreth osteoporozës, një gjendje që preku nënën dhe gjyshen e saj.

Përveç këtyre përgjegjësie, Kamila është bërë gjithashtu një “gjyshe profesioniste”, siç i tha një nga ndihmësit e saj CNN në 2013.