Të paktën 17 persona humbën jetën pasi një kamion që po transportonte rërë dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur.

Nga përplasja e fortë furgoni më pas ka shpërthyer në flakë.

Oficeri i policisë Godofredo Tupaz tha për mediat se mes viktimave është edhe shoferi i fugonit dhe një fëmijë 6-vjeçar.

Ndërsa shoferët e kamionit dhe dy pasagjerët që po udhëtonin me të kanë mbijetuar.

/abcnews.al/