Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut. Ai është pritur në Shkup nga përfaqësues të lartë të qeverisë, mes tyre zv.kryeministri shqiptar Artan Grubi.
Dje, Scholz ishte në Kosovë e prej andej ka udhëtuar drejt Serbisë. Në mbrëmje kancelari gjerman ishte në Selanik, në një samit të përbashkët me disa liderë të Europës Juglindore. Zv.kryeministri Grubi njofton se sot Scholz ndodhet në Shkup.
Mirëpritëm sot në vendin tonë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe në këtë takim potencova rëndësinë që ka hapja e negociatave me Bashkimin Europian për qytetarët tanë.
Theksova që qytetarët dhe vendi ynë kanë bërë sakrifica serioze duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë, duke arritur dhe zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e Kushtetutës, por edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë, andaj dhe meritojmë datën për mbledhjen e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Mes tjerash, theksova se ndihma gjermane është kruciale në këtë drejtim dhe vizita në Sofje е kancelarit Scholz është inkurajuese dhe ndjell shpresë për zhbllokim të endrrës sonë europiane”, shkruan Artan Grubi, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut.