Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Merkel mësohet se vizitën e saj në Shqipëri do e nisë në orën 10:20 dhe i pari që pritet që të takojë do të jetë kryeministri Edi Rama.

Sipas kryeministrisë mësohet se pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Agjenda e vizitës së kancelares gjermane;

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

Plane dhe Foto me link ëetransfere

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Plane dhe Foto me link ëetransfere

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Ndërkohë në kuadër 5të vizitës së kancelares Merkel në vendin tonë, policia ka dhënë detaje në lidhje me rrugët që do të jenë të bllokuara gjatës vizitës së saj.

Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.e.su./abcnews.al