Policia ka mbërritur në selinë e PD pas telefonatës së bërë nga kryetari në detyrë i FRPD Belind Këlliçi. Ky i fundit krah ish-kryeministrit Sali Berisha ka telefonuar live para kamerave Policinë duke denoncuar se të rinjtë demokratë sipas tij i kanë kërcënuar me armë brenda në selinë blu.

‘Njerëzit e armatosur si njihnim ishin me kapuc, kishte dhe nga ata që i njohim por nuk morën pjesë’, tha një i ri mbështetës i Berishës.

Sakaq Këlliçi ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur të dhënat personale në zyrën e tij.

“Dua të bëj një kallëzim pres policinë shkencore se më është bastisur zyra, mos vonohen se më është vjedhur zyra në ambientet e PD dua të bëhet ekspertiza më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale e ka shumë tension ka njerëz të armatosur’, tha për Policinë Këlliçi i cili ka denoncuar bastisjen e zyrës së tij.

Pas Këlliçit edhe Berisha ka denoncuar se të rinjtë, mbështetës të tij janë kërcënuar në ambientet e selisë blu. Duke theksuar se ata që e kanë bërë një gjë të tillë do të ndëhskohen rëndë, megjithatë Berisha tha se as ai as demokratët nuk ndihen të rrezikuar.

“Të rinjtë njoftojnë se erdhën tani na kërcënuan me armë. Unë i besoj plotësisht këta thonë se jane ne një hapësirë tjetër. Unë s’jam i rrezikuar, demokratët nuk ndihen të rrezikuar të rrezikuar janë ata që lozin me bandat kriminale se të fusësh në seli të partisë njerëz që të kërcënojnë të rinjtë përbën një krim të shëmtuar”, theksoi Berisha.