Basha: Me këtë rast dua të theksoj se cdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit të organizuar, është fund e krye një fallsitet, një formalitet pasi Shqipëria është vendi në të cilin krimi i organizuar sic thotë raporti i DASH e ka shndërruar në qendrën operacionale, të organizatave kriminale. Nuk ekziston një vend i 2 me këtë fuqi, të së keqes së krimit, kjo ka vetëm një arsye, lidhjen e tij me qeverinë. Narkoqeveria e kreut të meduzës nisi instalimin në Xibrakë, të instalimit të fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan, në patronazhin e Ramës.

Në furnizimin ishte Genti Xhixha, ky është vetëm njëri shembull. Të vazhdojmë me tutje, a nuk u faktua këtu lidhja e Ministrit të Brendshëm dhe pasardhësit të tij me lidhjet e drogës. A nuk u vodhën në kasafortën e shtetit dosjet e 29 kriminelëve, dhe përgjegjësi u rikthye në detyre në ministrinë e Brendshme, me urdhër të Ramës. Cili ka harruar operacionin, ku 5 polici të vendeve përreth u angazhuan në cmontimin e një mjeti.

Çfarë ndodh tani, 3-4 fishohen brenda disa muajve kompanitë e bananeve, a e dini se kush e kontrollon portin e Durrësit, Nallbati i Xibrakës, i hakmarrjes për drejtësi, i Edvin Drogës dhe Lulzëzim Pengut që e ka gjysëm baxhanak të dashur. Nuk është rastësi që kalohet në portin e Durrësit. Emari u zhduk, s’ka më lidhje, kanë dalë disa kompani shqiptare offshore me në krye Mezudën, që do investojnë aty dhe do lajnë shuma përrallore, 2 mlrd euro. Unë ju them dhe do ju njoftoj ju se afera e portit të Durrësit është më e madhja korruptive në Europë, është vetëm 1 kapitull, tjetri është dhe më i zi.

Pashë një qytetar që i thoshtë policit që kapelja të kushton sa taksat e mia, se këta përdorin krimin dhe vjedhjen.

Drejtori i policisë në pamje të parë, i ri, sja di moshën, me porosi të këtij këtu i dërgon një telegram të gjatë, ngushëllimi, ju duhet ta dini. Gjatë diktaturës, policia e shtetit bënin garë se kush do të zbulonte më shumë, se cila do të conte në pranga më shumë, në përmbushjen e detyrave, se cila do të internonte më shumë. Policia ishte një armë me definicion.

Fjala e Spiropalit: I bini derës tonë, që t’ju dëgjojë brava juaj. Ka vendosur të shkelë mbi ju për të qëndruar vetë si gjel, ta ketë të qartë dhe ai që nuk mund ti lajë mëkatet e tij, bashkë ishit.

Brava e tyre nuk ka ndërmend të thyhet, por për të bërë një sqarim të përgjitshëm ne që jemi në prag zgjedhjeesh kemi hallin e birit tuaj politik do dalë me 7 mars e të thotë se vodhën zgjedhjet, është e kotë ti paraprini.

Të bëjë fjalimin e tij kur të vijë ai, ngjani si dy pika juaj, ai vjen dhe reciton kasetën tuaj, të paktën ndryshoni ju.
Jemi mbledhur për të folur mbi hallet tuaja.