Një foto e menusë së supozuar nga koncerti i Kanye West u bë virale ditën e premte për çmimet e saj të kripura, si për shembull ‘hotdogët’ 40 dollarë dhe biskota apo kek 45 dollarë.
Tarifa të tjera ofronin: misër të ëmbël të zier për 35 dollarë, pulë për 50 dollarë dhe një shportë me disa ‘snack’ për 65 dollarë.
Natyrisht në Twitter nuk pushuan komentet dhe reagimet në lidhje me këtë situatë.
“Kanye di patjetër se si të të bëjë të ndihesh i varfër” bën shaka një përdorues i rrjetit social, teksa një tjetër shkruan për hotdog-ët “shpresoj të jenë të bërë me tartuf të përzgjedhur në mënyrë të veçantë me dorë dhe me copëza ari.”
Artisti i njohur, për këtë koncert dhuroi 5000 bileta, por edhe për këtë dikush tjetër kishte një reagim.
“Bën sens pse ai i “dhuroi” biletat… e dinte që do ja merrte paratë mbrapsht.”
Nuk është hera e parë që West është kritikuar për çmimet e larta të ushqimeve në koncertet e tij.