Home ELBASANI SOT VIDEO/PISHINAT PA FREKUENTUES

VIDEO/PISHINAT PA FREKUENTUES

30

Sezoni i dytë pa pushues

Sezoni veror duket se është drejtë rikthimit të normalitetit megjithatë pasojat e Covid-19 vijojnë të jenë të dukshme. Është vënë re nje ulje e numrit të pushuesve kudo por ndër sektorët më të prekur janë edhe ata të cilët ofrojnë shërbime të pishinave.

Sipas administratorëve të pishinave këtë vit pati një ndikim në uljen e numrit të frekuentuesve ku mund të përmendim mungesa e emigrantëve,frika nga përhapja e Covid-19 e në disa raste edhe ekonomia e dobët.

Sipas administratorit në qytetin e Elbasanit në krahasim me vitet e tjera ky vit ka numrin më të ulët të frekuentuesve .Pandermia e shkaktuar nga Covid-19 duket se do të kete efekte afatgjata në këtë sektor.