Kanye West ka hedhur hapin e parë për të lançuar markën e tij të produkteve shtëpiake. Kompania e reperit Mascotte Holdings Inc. ka paraqitur një kërkesë për markë tregtare që do të përfshijë një larmi produktesh.
Mascotte Holdings, Inc ka në pronësi të drejtat për ‘Kanye West’ që nga viti 2004. Kanye gjithashtu ka një linjë veshjesh, kompaninë e prodhimit të filmave Hald Beast dhe një markë bukurie në nder të nënës së tij të ndjerë.
Sipërmarrje e re: Kanye West ka hedhur hapin e parë për të lansuar linjën e tij të pajisjeve shtëpiake. Parë në vitin 2019
Dhe ish gruaja e tij ka shprehur interes për një markë me produkte shpëpiake me emrin “KKW Home”. Sakaq, përsa i përket muzikës, reperi ka sjellë së fundmi albumin e ri me titull “Donda”, emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë.
Mbrojtja e markës së tyre: Kanye dhe gruaja e tij e ndarë Kim Kardashian gjithashtu kanë markuar emrat e katër fëmijëve të tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm West
/abcnews.al