Sinan Hoxha feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një mesazh i ngrohtë urimi nga bashkëshortja e tij, Andrra. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram disa foto mjaft romantke që ka realizuar me Sinanin, duke nisur nga dita e martesës e deri tek ardhja në jetë e fëmijës së tyre të dytë.

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes! @sinanhoxha_”, shkruan Andrra në postimin e saj.

icon style