Viti i ri solli me vete të njëjtën problematikë për shtetasit amerikanë që kishin prerë bileta për të udhëtuar gjatë kësaj periudhe.

Linjat ajrore fajësojnë motin e keq dhe numrin e lartë të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë vendin. Deri të shtunën pasdite, thote Voa, në Shtetet e bashkaura u anuluan më shumë se 2,500 fluturime ndërsa rreth 4,300 u anuluan në mbarë botën.

Ky është numri më i lartë i fluturimeve të anuluara brenda një dite krahasuar me periudhën pak përpara Krishtlindjeve, kur linjat ajrore të nxituara nga mungesat në personel për shkak të infektimeve me COVID në mesin e tyre, nisën të anulojnë fluturimet. Por tashmë në disa shtete amerikane sikurse Çikago, moti i keq dhe jo virusi, është bërë shkak që kompania Southëest Airlines të pezullojë fluturimet.

Top Channel