Nga Erion Murataj!

Kemi uruar shumë vite njëri -tjetrin .
Këtë vit zgjedh të uroj 2022. E uroj sepse mendoj se ka shumë sfida që mund t’i çlirojë shqiptarët e Shqipërinë.
Si rrallëherë ky vit nis në mënyrë aspak të zakontë, me hapje rekrutimesh ushtarake me protesta ku njerzit kthehen në përmbarues dhe pa bërë 3 javë me shqyrtimin e shkarkimit të përfaqësuesit të unitetit kombëtar.
Pa përmendur këtu sfidat me pandeminë dhe tryezën e varfër që shqiptarët e pritën këtë vit të ri .
E pra zgjedh ti uroj fat e mbaresi 2022 sepse ka në dorë të kthehet në vitin e fundit të tranzicionit ose në një tjetër vit të agonisë së një populli që vuan pasojat e vendimmarrjes së gabuar me shumë se 30 vjeçare. Zgjedh të uroj 2022 që e ardhmja të jetë një tjetër, të jetë e të rinjëve, të jetë e shqiptareve dhe jo e zuzarëeve .
Paç fat e mbarësi 2022 /Egnatia news