Policia e Tiranës, në bashkëpunim me “Shqiponjat” finalizuan me sukses operacionin “Flagranca”, në kuadër të të cilit u arrestuan 2 të rinj si dhe u procedua një i tretë për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Sipas të dhënave, 3 të rinjtë po udhëtonin me një makinë kur u ndaluan nga policia, në brendësi të së cilës u gjetën një pistoletë, një sasi municioni dhe një sasi kanabisi.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. Sh 19 vjeç, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krehra me municion luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.