Sergen Ahmadi, drejtuesi i organizatës së drogës dhe krimit të organizuar “Lions-Cartel”, i cili deklarohet se është i përfshirë në më shumë se 30 krime në Gjermani, dhe 4 anëtarë të organizatës, u kapën në një operacion në një hotel në Bahçelievler.
Pasi u përcaktua se Ahmedi ishte në Turqi në postimet e tij në mediat sociale, filloi një hetim nga Zyra e Prokurorit Publik Bakırköy.
Mbrëmjen e kaluar, dhjetëra efektivë policie zbarkuan në hotelin luksoz ku ishte vendosur ‘kryeluani’ dhe e prangosën atë bashkë me katër anëtarë të tjerë të kartelit