DJ Dagz dhe Einxhel Shkira kanë vetëm pak ditë që kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. Mirpo në këtë pak kohë nuk kanë ngurruar përkëdheljet, përqafimet dhe puthjet e shumta.

Pas mbrëmjes intime që kaluan në suitë, marrëdhënia e tyre u konfirmua zyrtarisht, por duket se dyshja kanë nisur planet se çfarë do të bëjnë kur të dalin nga shtëpia.

Teksa në një bisedë të radhës Dagz ka pyetur Einxhel nëse do dëshironte të kishte një fëmijë me të.

“A do e bëje një fëmijë me mua”, ka qenë pyetja e tij, që moderatorja iu përgjigj menjëherë.

Einxhel e ka pranuar menjëherë ‘ofertën” teksa është shprehur se do të ishte një vogëlush shumë i lezetshëm.