Tani në sezonin e tij të 12-të me Los Blancos, bota e futbollit më në fund po arrin të shohë atë që Real Madrid e ka ditur gjatë gjithë kohës, se francezi 33-vjeçar Karim Benzema është një nga lojtarët më të mirë të botës.

Në prag të përballjes së Real Madrid me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve të martën, ai ka shansin të dalë në qendër të skuadrës. Është takimi i parë midis ekipeve që prej finales së vitit 2018, kur Benzema ishte më se i gatshëm të luante një rol mbështetës (por vendimtar) për të ndihmuar të tjerët si Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Jo më. Që nga largimi i Ronaldos në Juventus dhe huazimi i Bale në Tottenham Hotspur, Benzema më në fund është bërë njeriu kryesor i skuadrës së tij, pika kryesore. Tashmë ai nuk është futbollisti i mbetur në hije tek Real Madrid.

Vetëm katër lojtarë kanë shënuar më shumë gola në Real Madrid sesa Benzema që aktualisht është në shifrën e 273 golave. Janë vetëm Ronaldo (450), Raul (323), Alfredo Di Stefano (308) dhe Santillana (290).

Të gjithë treguesit shfaqin nëse ai vazhdon me ritmin aktual për disa sezone të tjera, ai do të përfundojë i dyti pas Ronaldos.

Ka vetëm tre lojtarë që kanë shënuar më shumë gola se Benzema në historinë e Ligës së Kampionëve – Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Leëandoëski – gjithashtu Benzema ka qenë në formacionin startues në katër finalet fituese të Ligës së Kampionëve. Këtë sezon ai ka shënuar 24 gola në të gjitha garat, përfshirë 11 në 10 ndeshjet e kaluara.

Por ajo që ka rënë në sy me të vërtetë ka qenë rëndësia e këtyre golave, thyerja e ngërçit kundër Getafe, Valencia dhe Celta Vigo, duke fituar një pikë jetike kundër drejtuesve të kampionatit Atletico Madrid dhe duke shënuar dy herë për të siguruar një fitore të vonë kundër Elche.

Faxweb.al