Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, pasi Policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.

Bëhet e ditur se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë i janë gjetur e sekuestruar  armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake, si Blindshpusa dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje me këtë rast, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.