Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Belind Këlliçi tha se Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar nga PD dhe asnjë forum i lartë i kësaj partie për të negociuar me qeverinë për Presidentin.
Këlliçi theksoi se s’mund të përfaqësojë siglën e PD dhe vullnetin e demorkatëve ndërsa theksoi se ka marrë fund koha kur Balla dhe Rama përcaktonin me kë do negocionin brenda selisë blu.
Ndër të tjera deputeti demokrat e quajti Alibeajn të degraduar politikisht dhe një ministër të Ramës për marrëdhëniet me PD.
Të diskutojmë kë njeh Rama për negociator nga ana e PD, tregon se sa ka degraduar pushteti dhe ato individë që i shërbejnë kauzës së Edi Ramës.
Alibeaj s’është i mandatuar nga grupi parlamentar i PD dhe asnjë forum i lartë i PD për të negociuar në emër të PD për Presidentin.
Alibeaj mund të flasë në kapacitetin e tij individual, por që të përfaqësojë siglën e PD dhe vullnetin e demorkatëve e opozitarëve, s’e ka mandatuar askush.
Koha kur Rama e Balla përcaktonin qoftë linjën politike të PD apo me kë negocionin në PD ka marrë fund. Alibeaj ka degraduar politikisht deri në këtë pikë.
Alibeaj është ministër i Ramës për marrëdhëniet me PD se sa është kryetar i shkarkuar i grupit parlamentar të PD. Kjo çështje i përket demokratëve. Ai është shkarkuar më 30 prill nga kreu i grupit.
I takon Rithemelimit për të përcaktuar një komision që do negociojë me qeverinë për çështjen e Presidentit.”-tha Këlliçi.