Ukraina vijon të përballet me problematika të shumta krahas sulmeve nga Rusia. 25 milionë ton drithëra nga Ukraina të cilat do të eksportoheshin, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë të mbyllura.

Zëvendës drejtori i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, Josef Schmidhuber tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se rreth 700 mijë ton drithëra janë zhdukur.

Ai është bazuar në raportimet në rrjete sociale dhe media ku pretendohet se ushtarët rusë kanë vjedhur drithërat dhe pajisjet bujësore.

Mungesa e drithit po çon në rritje të çmimeve globale të ushqimit, mes paralajmërimeve nga agjencitë e ndihmës së OKB-së se shumë vende të varura ose nga furnizimet ushqimore humanitare ose nga importet e drithërave ruse ose ukrainase, përballen me pasiguri ushqimore dhe madje edhe urinë.