Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me kryebashkiakët në të gjithë vendin ka evidentuar disa prej bashkive më problematike sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Sipas Ramës kampion negativ sa i takon mbetjeve dhe papastërtisë është Himara, dhe pas saj Elbasani, Durrësi dhe Kamza.

Ndërkohë që bashkitë që sipas Ramës kanë dhënë shembuj pozitiv në trajtimin e mbetjeve janë Lezha dhe Korça.

Rama tha se në bashkëpunim me donatorët e huaj, qeveria ka hedhur 800 milionë euro për çështjen e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, dhe tashmë është koha që qytetarët të kenë rezultate të prekshme dhe të matshme.