Home ELBASANI SOT “KËNGË MOJ” NË ELBASAN

“KËNGË MOJ” NË ELBASAN

30

Qindra qytetarë në shesh për të ndjekur koncertin

“Maratona e kënges” popullore zbriti mbrëmjen e shkuar në qytetin e Elbasanit. Zërat më të dashur të muzikës së lehtë në vendin tonë performuan në Elbasan duke gjallëruar qytetin me tingujt e bukur të muzikës.

Emrat e njohur të muzikës që performuan në skenë ishin arsyeja që qindra qytetarë kishin mbushur sheshin “Gensher”. Në skenë performuan këngëtarët e njohur si Eli Fara,Vaskë Curri, Valbona Mema, Vojsava Aliaj, Erik Lloshi etj.

“Këngë moj” është duke zhvilluar një tur në të gjithë qytetet shqiptare duke bërë bashkë për pak kohë qindra qytetarë që shijojnë tingujt e muzikës popullore e të lehtë nga disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.