E gjendur në një mori punësh e projektesh, moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca e gjen gjithmonë kohën për t’i kushtuar vëmendje e hapsirë pasionit të saj për muzikën.

Përpos emisionit argëtues të të shtunave mbrëma, “Shiko kush luan”, Luana ka menduar që të sjellë për publikun një projekt të ri, të cilin po e punon me shpirt.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, moderatorja ka zbuluar surprizën, ku ajo është duke sjellë në treg një hit të ri muzikor, vijën melodike të së cilës e ka shkruar vetë për herë të parë.
Luana ka postuar foto e video nga studioja në Prishtinë, ku punon gjithmonë për projektet e saj muzikore.

Ajo ende nuk e ka zbuluar cilit zhaner i përket kënga e saj e re, ndërkohë që ka pyetur ndjekësit në Instagram.

“Kenge nga shpirti…
Cfare zhanri mendoni?”- ka shkruar Luana, e cila na bëri tepër kuriozë për këtë projekt, që për të është shumë i veçantë.