Shpesh mund të keni dëgjuar se uji i orizit është shumë i dobishëm për flokët. Dhe në fakt uji i orizit është një nga trajtimet më të mira për flokët. Kjo përbërje ka gjetur kohët e fundit një përdorim të gjerë pasi i bën flokët më të fortë. Këto janë disa arsye pse duhet të aplikoni ujë orizi në flokët tuaj.

Çon në rritjen e flokëve

Uji i orizit ndihmon në rritjen e flokëve dhe gjithashtu parandalon rënien e tyre. Prania e vitaminës B, C, E pasuron flokët dhe i ndihmon ata të rriten shpejt.

Parandalon dëmtimin e flokëve

Uji i orizit siguron një “mburojë” për flokët dhe bën që të mos dëmtohen shpejt. Gjithashtu mbron flokët nga rrezet e dëmshme të diellit.

Redukton skajet e ndara

Uji i orizit përmban proteina në një sasi të mirë, të cilat parandalojnë krijimin e majave dyshe.

I bën flokët të butë

Uji i orizit i bën flokët të butë. Shpëlarja e flokëve me ujë me oriz iu jep gjithashtu më shumë shkëlqim flokëve.

Redukton zbokthin

Zbokthi ose infeksioni bakterial në lëkurën e kokës bëhet shqetësues për të gjithë. Larja e flokëve me ujë orizi largon zbokthin dhe parandalon tharjen e flokëve.