Një nënë është arrestuar për vrasje në Rusi pasi vari vajzën e saj, tre vjeçe, mbi një ballkon si ndëshkim, e më pas e lëshoi atë, shkruan Daily Mail.

Fëmija, i quajtur Anastasia, u dëgjua në një video duke lutur ‘Mama, unë jam i frikësuar’ pastaj ‘Unë jam e frikësuar, e frikësuar, e frikësuar … Unë jam efrikësuar’ para se ajo të binte nga kati i gjashtë për të gjetur vdekjen.

Kjo video e tmerrshme kap momentin e fundit të rënies së saj para se ajo të godiste tokën.

Nëna, Anna Ruzankina, 23 vjeçe, më pas shihet në një video duke marrë vajzën e vdekur dhe duke e ngjitur atë në ashensor për të shkuar përsëri në katin e gjashtë të familjes në Saratov.