Përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia 29-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31- vjeçare, si dhe e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve në telefon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.