Nuk ndalen sulmet e forcave ruse në Ukrainë.

Ditën e sotme mediat e huaja bëjnë me dije se ushtria ruse ka sulmuar me bomba spitalin psikiatrik pranë qytetit Izyum.

Mësohet se në momentin që është sulmuar, në spital kanë qenë rreth 330 pacientë të shtruar, ku 75 prej tyre janë evakuuar.

Ndërkaq nuk dihet nëse ka viktima dhe nëse po, sa është numri i tyre.