Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 29 janar seancën e shqyrtimit të kërkesës për leje të posaçme të Alfred Belerit për t’u betuar si kryebashkiak.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në seancën e sotme, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.

Ad 

Unmute