TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të “rrëzojë” Alma Kaçin. Kaçi kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata nuk ishte e këtij mendimi duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin dhe dosjen e ka çuar për gjykim. Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Në bazë të hetimeve Alma Kaçi, është personi, i cili i ka dhënë përfitime të parregullta Safet Gjicit, ish-drejtuesit të Bashkisë Kukës
Kurse Safet Gjici, sipas SPAK, ka përfituar prej saj, në formën e favorit seksual, siç u pa në video, dhe ka pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës./abcnew