Ervin Selita është reperi 30-vjeçar, i njohur me emrin e artit Vinz që ka rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë.

Teksa 30-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli, në ndihmë i ka ardhur dhe shokët e tij të identifikuar si Xhuliano Selita dhe Erjon Mici.

Mësohet se Xhuliano Selita është gjithashtu pjesë e grupit “Hellbanianz” në Londër.

Kujtojmë se konfliki ka nisur pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte ne hotel me kete vajzen pa i dhene karten e identitetit dhe konflikti vijoi me pas me një nga pronaret e hotelit, të identifikuar si Zeni Xhindi.

Vetë i arrestuari Selita është shprehur se ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka ndodhur konflikti me armë.