30-vjeçari shqiptar i cili ka tentuar të përdhunoje pronaren e një lokali në Greqi, ka kërkuar falje dhe është shfaqur i penduar.

Ai pretendon se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë 32-vjeçaren.

Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj  vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për televizionin grek Mega.

Ditën e djeshme, mediat greke publikuan videon ku 30-vjeçari shqiptar kishte mbyllur 32-vjeçaren brenda lokalit, duke e puthur pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta largojë.

Ka qenë nëna e dy fëmijëve e cila ka publikuar me dëshirë videon, për të bërë apel dhe për të dhënë mesazh se nëse një grua nuk do të kryej marrëdhënie seksuale, nuk mund të detyrohet nga askush.

Shqiptari është futur në pjesën e banakut dhe ka kërkuar që ta puthë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ajo i thotë që të largohet, të ndalojë, e po ashtu i tregon se sipër kokës së tij, është një kamera, por kjo nuk e ka ndaluar të riun të tentojë.

“Nuk dua as përqafim asgjë, të lutem mbaj distancë, dil jashtë. Mos më prek. Kam kamera. Dil jashtë. Dil jashtë nëse do të flasim”, dëgjohet ajo duke folur me të riun shqiptar.

Pas largohet nga banaku, djali i cili thuhet se është në gjendje të dehur, tenton sërish që t’i afrohet, dhe pasi e kap e mban me forcë dhe i mbyll derën që të mos dalë. Në këto momente ajo fillon të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë. Më pas ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar.

Top Channel