Ish-kryeministri Sali Berisha nis nesër turin e takimeve për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. Kështu do të quhet nisma e tij, që do të startojë pasditen e nesërme në Tiranë, dhe ku fton të gjithë demokratët që ti bashkohen në një hotel privat në Tiranë.

Berisha njofton se takimi do të jetë i hapur, dhe pas Tiranës do të vazhdojë në të gjitha qytetet e vendit.

Njoftimi që Berisha u ka çuar demokratëve:

Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”!

Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!