Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar me titullin ” Qytetar Nderi”, mjekut të njohur Tritan Kalo. I lindur dhe rritur në këtë qytet, me mbi 38 vite eksperiencë si specialist i sëmundjeve infetive, Kalo është dalluar për përkushtimin e pakrahasueshëm mbi shpëtimin e jetëve njerëzore. Njëzëri Këshilli Bashkiak vlerësoi figurën e mjekut.
Mbi figurën dhe punën e palodhur të mjekut kanë ndarë mendimet dhe opinionet e tyre f
Majlinda Peza, këshilltare, Bukurosh Stafa Kryetar i Këshillit të Qarkut, këshilltar, Serafin Papa, këshilltar.
Anëtarët e Këshillët u shprehën se janë disa emra të tjerë të nderuar të mjeksisë, e që në kohë pandemie po luftojnë më shumë, të cilët do të nderohen me tituj të ndryshëm.