Tre personalitete kuksiane janë shpallur sot ‘Nderi i Qarkut Kukës’, nga Këshilli i qarkut të Kukësit ku dy prej tyre janë mjekët e njohur të cilët nëntorin e kaluar humbën jetën nga koronavirusi.
Dy prej personaliteteve mjeku Shaqir Shehu dhe biologu Besnik Hallaçi janë shpallur ‘Nderi i Qarkut Kukës’ pas vdekjes, ndërkaq Këshilli i qarkut shpalli ‘Nderi i Qarkut Kukës’ edhe kreun e Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, për kontributin e tij të gjerë. Në cermoninë zyrtare të dhënies së titujve Kryetari I Këshillit të Qarkut Abdulla Domi tha se sot vleresojme tre personalite të nderuar jo vetëm të Kukësit por edhe të vendit tonë. 

Ndërsa, Kryebashkiaku I Kukësit Safet Gjici u shpreh se tre personalitet kanë lënë gjurmë në historinë e rajonit tonë. 
“I lumtur që sot bashkë me kryetarin e Këshillit të Qarkut Z. Abdulla Domi, prefektin e qarkut Z.Zenel Kuçana i dorëzuam titullin “Nderi i Qarkut Kukës” të doktor Shaqir Shehut, Besnik Hallaçit dhe Bujar Spahiut. E quaj për nder sot, që në pozicionin e kryetarit të Bashkisë Kukës të flas dhe të nderoj figurat e shquara të inteligjencës Kuksiane, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë dhe jetën e rajonit tonë“- shkruan Gjici në postimin e tij në Facebook.

Kohë më parë  Këshilltarët e Këshillit të Qarkut Kukës unanimisht morën vendimin për dhënien e titullit “Nder i Qarkut Kukes”Bujar Spahiu Personalitet dhe Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.Dr.Shaqir Shehu Personalitet i fushes se mjekesise dhe ish Prefekt i Qarkut Kukes si dhe Besnik Hallaçi Personalitet i fushes se studimit te natyres dhe bioderversitetit si dhe adhurues e promovues i vlerave turistike te Qarkut Kukes.

fax