Mevlan Shaba, njihet si ish-konkurrenti i Për’puthen 2, por gjithashtu njihet edhe për projektet e tij muzikore.

Gjatë programit ai i bëri një surprizë Ledjanës në takimin e parë duke i kënduar disa vargje. Ajo pjesë u pëlqye shumë dhe Mevlanit ju kërkua nga ndjekësit të bënte një këngë të plotë, dëshirë e cila iu realizua.

Pas ndarjes, kënga e Ledjanës u fshi nga YouTube dhe Ledjana poston versionin origjinal të kënduar dhe kompozuar nga Petro Xhori.

Por nuk mbeti me kaq!

Mevlani ka përpunuar këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Muzika është po nga Petro Xhori.