105-vjeçarja Julia Hawkins vendosi një rekord botëror në vrap në garën 100 metra, por prap nuk është e lumtur.

E konsideruar si “Uragani Hawkins”, Hawkins mori pjesë nëgarat Louisana Senior Games, gara të ndara në kategori duke filluar nga mosha 50-vjeçare e sipër në SHBA dhe vendosi një rekord botëror. Koha e saj shënoi 1:02:95, një rekord për gratë në kategorinëe saj.

Megjithatë, kur dikush e pyeti nëse ishte e lumtur, ajo u përgjigj shkurt me “Jo”. Arsyeja ishte sepse donte ta mbyllte garën në më pak se 1 minutë. Mësuesja në pension nuk është e panjohur për atletikën. Ajo filloi të garonte në National Senior Games kur ishte 80 vjeç për çiklizëm dhe fitoi disa medalje ari, por më pas u tërhoq sepse nuk kishte asnjë njeri në moshën e saj për të konkurruar.