Për një kohë shumë të gjatë Kiara Tito është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin, Butrint Imeri. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e kapura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe ata i hodhën benzinë zjarrit me këtë lëvizje duke shtuar dyshimet për një lidhje.
Mirëpo që prej asaj kohe kanë kaluar 2 vite dhe ata nuk janë parë më bashkë, megjithatë Kiara vazhdon të pyetet ende për raportet me Butrintin. Së fundmi, ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë” dhe teksa është pyetur për këngëtarin, ajo ka treguar se i ka ardhur në “majë të hundës” me këtë çështje. Moderatorja është shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme dhe dëshiron që të mos e pyesin më.
“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”, tha Kiara. Për herë të fundit ajo tha se nuk ka pasur kurrë asnjë histori mes tyre.
“Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, tha Kiara.
fax