Mijra turistë çdo fundjavë

Edhe këtë mesjave qytetit nuk i mungonin turistët të cilët u shprehen të kënaqur nga ajo që kanë gjetur këtu.

Gjatë një sezoni Belshi vizitohet afërsisht nga 30.000 njerëz. Drejtori i kulturës në Bashkinë e Belshit tregon se cilët janë disa nga destinacionet që duhet patjetër të frekuentoni në një Belsh.

Belshi mbetet një nga destinacionet me të perzgjedhura sa i takon turizmit në Elbasan pasi edhe mundësitë për të kaluar kohë relaksuese këtu nuk mungojnë. Veç bukurive natyrore në këtë vend mund të shijoni edhe ushqimet tradicionale sidomos ato me përbërje shafrani të cilat janë karakteristike të kësaj zone.