“Kam bërë trajtime për drejtimin e flokëve për vite me radhë’, shpjegoi Khloe, teksa shtoi se hoqi dorë nga trajtimet disa muaj më parë për shkak të Covid.
Ajo tregoi se këto trajtime i ka marrë që kur ka qenë adoleshente, por tashmë i pëlqejnë shumë flokët e saj kaçurrela. Edhe pse ishte hera e parë që shfaqej në këtë formë, fansat e pritën shumë mirë look-un natyral të Khloe-s.
“E di që Khloe ka pasur dyshime para se të postonte këto foto (për çfarëdo lloj arsye) por ka pasur shumë reagim pozitiv dhe shpresoj që ajo t’i ketë marrë të gjitha”, shkroi një fans i saj në Twitter.
Më pas nuk ka munguar edhe një reagim nga Khloe, e cila shprehet se ka marrë një pushim nga rrjete sociale për shkak se përjeton shumë ankth prej tyre.
“Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale, sepse më duket se nuk ka rëndësi se çfarë bëj sepse çdo gjë analizohet shumë. Ndonjëherë kur ndihem shumë mirë, njerëzit thonë komplet të kundërtën për mua. Është ok, por disa njerëz e bëjnë në një mënyrë shumë të ashpër. Në botën time, me të dashurit e mi, ndihem shumë mirë, e respektuar dhe me vetbesim. Ndonjëherë rrjetet sociale më bëjnë të ndihem në ankth dhe unë mendoj shumë gjithçka”, është shprehur Khloe.
Ajo e përfundoi me një mesazh për fansat e saj besnikë.
“Shpresoj që ta dini se sa shumë ju adhuroj dhe të gjithë Khlovers! Me të vërtetë! Ju më bëni të lumtur dhe e di se çfarë kemi ne me njëri-tjetrin! Jam shumë mirënjohëse”, shprehet Khloe.