Moderatorja Kiara Tito e cila po vazhdon rrugëtimin në Big Brother VIP Albania ka folur sërish për lidhjen e saj me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imerin.

Kiara e cila po përfshihet në një raport me banorin tjetër, Luiz Ejllin së fundmi në një diskutim me Armaldon ka treguar për lidhjen e saj të mëparshme ‘publike’.×

Ajo tha se vëmendje dhe lajmet rreth marrëdhënie së tyre kanë ndikuar që ajo të ketë një ‘mini-traum’ nga gjërat që bëhen në sytë e publikut.Duke folur për këtë, Kiara ka lënë të kuptohet se bëhej fjalë për lidhjen romantike që vite më parë kishte me Butrintin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë. Ka qenë një presion shumë i madh dhe isha vetëm 20 vjeç. Përflitej në media, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shumë herë më ka prishur punë me atë kjo gjë. Prandaj kam disa mini-trauma nga e kaluara, se jam lënduar vetë”, tha Kiara.

Theksojmë që një surprizë ishte paralajmërua për ditëlindjen Kiarës, në ‘Prime’-in e së martës në “Big Brother Vip Albania”.

Por, ishte Luizi ai që e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes duke i dedikuar një këngë romantike ‘live’.