Sipas BBC, mediat lokale raportuan se si kryebashkiakja e qytetit Nataliia Balasynovych, ashtu edhe këshilltari i qeverisë Anton Geraschenko, kanë konfirmuar sulmin.
Pamjet në mediat sociale tregojnë flakë të mëdha që shpërthejnë nga terminali.
Dhe BBC, ndonëse ka publikuar pamjet, shkruan se nuk i ka verifikuar ato.
Në ditën e katërt të luftimeve, Ukraina vijon që të rezistojë, pavarësisht tentativave të ushtarëve rusë për të marrë nën kontroll Kievin, ku janë përqëndruar dhe më së shumti luftimet.
